Të gjitha shërbimet

Përgatitje Dokumentacioni

Asistencë në përgatitjen dhe kontrollin e dokumentacionit të nevojshëm për procedurat doganore.

Shumica e vonesave në doganë vijnë nga dokumentacioni jo i plotë ose me të dhëna që nuk përputhen me njëra-tjetrën. Ne ju ndihmojmë ta rregulloni dokumentacionin para se ngarkesa të mbërrijë në kufi.

Çfarë përfshin

  • Kontroll i faturës tregtare, listës së paketimit dhe dokumenteve të transportit
  • Orientim mbi certifikatat dhe lejet që kërkohen sipas llojit të mallit
  • Verifikim i përputhshmërisë ndërmjet dokumenteve (sasi, vlerë, përshkrim, palët)
  • Organizim i dosjes së plotë për çdo ngarkesë

Përfitimi

Dokumentacion i rregullt do të thotë kalim më i shpejtë, më pak kosto për vonesa dhe më shumë siguri për biznesin tuaj.

Interesuar për këtë shërbim?

Na kontaktoni për konsultim dhe informacione të detajuara.

Kontaktoni me Ne